Telenews

Përfundon rrugëtimi i Pirro Beatit në Big Brother VIP Albania

Pirro Beati është banori i radhës që u largua nga shtëpia më e famshme e Shqipërisë, Big Brother VIP.

Ai ndërpreu rrugëtimin e tij dhe ka humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Në televotimin që u hap gjatë spektaklit të nominuar të tjerë ishin: Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Kiara Tito dhe Dea Mishel.

Ndonëse ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë, fotografi ka qenë më i qetë dhe më i tërhequr në lojën e tij.

Pas eliminimit, Beati theksoi se e gjithë situata në shtëpi ishte kthyer në monotoni dhe në një situatë të mërzitshme.

Çdo debat sipas tij, ishte përsëritës, ndaj nuk është përfshirë në asnjërin prej tyre.

“Kjo ndoshta më penalizoi. U fokusova shumë për të studiuar njerëzit”, tha tutje artisti.

Të ngajshme

“Ishte tekanjoz, kërkonte…” – Grimieri shqiptar tregon detaje nga bashkëpunimi me George Mazonakis: Ishte besimtar…

Yllka Gashi

Aktori shqiptar në rol kryesor, ky është seriali turk që po rrëmben audiencën –

KushtrimGuraj

Kështu dukej Shyhrete Behluli në vitin 1980

Yllka Gashi