Telenews

Opozita serbe e thërrasin Vuçiqin “TRADHTAR”

“E tërë Serbia është në rrezik” nga pranimi i propozimti evropian për normalizim të marrëdhënieve, ka thënë Shefi i Grupit Parlanetar të Partisë Popullore Serbe, Miroslav Aleksiç.

“Është e domosdoshme të ndalohet Vuçiq që të mos bëjë atë çfarë ka ndërmend të bëjë”, tha Aleksiç ndërsa shtoi se me pranimin e marrëveshjes Serbia njeh Kosovën.

Partitë e djathta parlamentare kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Aleksandar Vuçiq derisa thanë se është prekur “rendi kushtetues” i Serbisë.

“Serbisë i kërkohet të njohë pavarësinë e krahinës së saj jugore”, tha kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq dhe tha se “nuk do të lejohet dorëzimi i territorit të Serbisë”.

“Është turp që duhet të flasim për këtë dhe kjo marrëveshje është dashur që në fillim të refuzohet”, tha ai.

Të ngajshme

Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton fushëveprimin, Ramadani kërkon ndryshime

Rrezarta Ramaj

“Jam shumë e bukur”, modelja 21-vjeçare thotë se e ka të vështirë të gjejë burrë

Rrezarta Ramaj

Tetori Rozë: Një muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit

Rrezarta Ramaj