Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu. Do të ketë edhe periudha të gjata pa reshje fare. Temperaturat pritet të lëvizin nga 1 ajo minimale deri në 12 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sotr pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Më së shumti reshje priten në Maqedoninë Veriore, por në përgjithësi reshjet nuk do të jenë të mëdha dhe do të jenë prezente vetëm herë pas here.

Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe ditëve të ardhshme, pra kryesisht i vranët dhe me reshje lokale, të herëpashhershme shiu, ndërsa reshje bore priten vetëm në viset malore. Temperaturat nuk do të ndryshojnë shumë dhe mund të pësojnë ulje të lehta. /Telenews.al/

Të ngajshme

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj

Trump mbledh gjigantët e teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, arrihen tri marrëveshje

Yllka Gashi