Telenews

Efi i del kundër Kiarës

Ish-banorja e Big Brother ViP, Efi ka komentuar situatën e krijuar në spektaklin e të martës dhe paralajmërimin që Vëllai i Madh i dha këngëtarit në lidhje me situatën e tensionuar mes tij dhe Kiarës.

Efi i doli kundër Kiarës, me të cilën krijoi shoqëri brenda shtëpisë.

Ajo u shpreh se Kiara u acarua për shkak të lojës dhe asgjë më shumë.

“E vendosa veten në vendin e Kiarës. Nëse partneri im do më vendoste në atë lloj situate unë do të reagoja drejtpërsëdrejti tek ai. 1 fjalë i duhej Kiarës për tu mbyllur ajo situatë, thjesht t’i fliste Luizit dhe t’i thoshte largohu. Ajo nuk donte ta bënte këtë gjë që do të thotë e kishte akoma mendjen tek loja. Nëse ti e ke mendjen tek loja do të thotë që ndjesitë e tua, mërzitja jote, ankthi jot që supozohet ju shkaktua, atëherë do harrohej. Do harrohej loja. Pasi u prish loja, reagimi i saj i parë ishte nuk më le një herë të luaj dhe të fitoj. Nuk e kapi Luizin dhe t’i thoshte shiko ky veprimi që ti bëre më lëndoi. Edhe Luizi atë moment e mori si çështje loje dhe ajo thjesht po acarohet për lojën. Dhe kështu ndodhi. Për mua Kiara u acarua vetëm për faktin që nuk fitoi. I erdhi inat që humbi, këtë përjetoi ajo”, tha Efi.

Të ngajshme

“Janë bërë tre muaj”, Hati flet për ndarjen me Jasharin

Valjeta Turkaj

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti largohen nga Ferma VIP 2

Valjeta Turkaj

Luizi për finalen e “Zjerm” në Eurovision: Një brez i tërë u përfaqësua

Valjeta Turkaj