Telenews

Benzema i pakënaqur me FIFA-n, i publikon të arriturat e tij të vitit 2022

Karim Benzema nuk e ka pritur aspak mirë faktin se ai nuk ishte fitues i çmimit “Futbollisti i Vitit”, në gala mbrëmjen e mbajtur të hënën në Paris të Francës.

Sulmuesi francez kishte përfunduar në podium, por më së shumti vota fitoi Lionel Messi, i cili e fitoi këtë çmim për herë të shtatë në karrierë.

Futbollisti i Real Madridit ka fituar pothuajse gjithçka në vitin 2022 me Real Madridin, por edhe Topin e Artë, shkruan “Gazeta Express”.

Megjithatë, në Botëror mungoi për shkak të lëndimit.

E rastin e shfrytëzoi Messi, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës dhe kjo e ndihmoi që ta fitonte këtë çmim individual.

Mbrëmë, veterani i sulmit e bëri një postim në Instastory, përmes së cilit i zbuloi krejt trofetë individualë dhe ekiporë, me Realin dhe me Francën, të fituar në periudhën e llogarit nga FIFA për fituesit, prej gushtit 2021 deri në pjesën e dytë të dhjetorit 2022.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj