Telenews

Blinken thotë se nuk ka asnjë dëshmi të vetme se Putin dëshiron paqen

blinken:-shba-se-shpejti-do-te-jete-ne-gjendje-t’i-quaje-suedine-e-finlanden-aleate-te-nato-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një vizite në Uzbeksitan tha se administrata e Biden ka “zero prova” se presidenti rus, Valdimir Putin, ishte i përgatitur të angazhohej në bisedime serioze paqeje.

“Përkundrazi, provat janë të gjitha në drejtim të kundërt. Pyetja e vërtetë është nëse Rusia do të arrijë në një pikë ku është vërtet e përgatitur për t’i dhënë fund agresionit të saj” tha Blinken, shkruan Skynews.

Blinken, mes tjerash, tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Evropë këmbëngulin se qëllimi i tyre kryesor për momentin është rritja e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në mënyrë që ajo të rimarrë territorin e saj dhe të jetë në një pozicion më të mirë nëse përfundimisht fillojnë bisedimet thelbësore.

“Vetëm atëherë do të kishte një shans për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Blinken.

Të ngajshme

Njëzet foto qesharake dhe të çuditshme që do t’ju lënë pa fjalë

Valjeta Turkaj

Bisedimet e para trepalëshe Ukrainë-Rusi-ShBA, Zelensky i sheh si ‘hap drejt përfundimit të luftës’

Valjeta Turkaj

Terror në Ekuador: Tre të vdekur pas sulmit nga të armatosur të maskuar si policë

Valjeta Turkaj