Telenews

Basketboll / Peja arrin fitoren e pestë në Ligën e Ballkanit

Peja e ka arritur edhe një fitore të radhës në Ligën Ballkanike të basketbollit.

Ekipi verdhezi ka triumfuar sonte në Sofje të Bullgarisë ndaj Levskit me shifrat 74-86.

Ndeshja nuk kishte ndonjë historik interesant me ekipin ton kosovar që e bëri dallimin qysh në pjesën e parë (17-23, 12-23) dhe shkoi në pushim me avantazh 17 pikësh 29-46.

Në pjesën e dytë, Levski tentoi rikthimin duke i fituar ngushtë dy periodat e fundit (21-20, 24-20), por Peja e administroi mirë ndeshjen duke fituar me meritë.

Devoe Joseph me 25 pikë, Brad Waldow me 18, si dhe Jalen Tate me 14 e Larry Thomas me 11 sosh, ishin katërshja e Pejës që sonte realizuan pikë dyshifrore.

Te Levski u dalluan, ish-lojtari i Pejës Alan Arnett me 19 pikë e ish-lojtari i Bashkimit, John Florveus me 10 sosh.

Momentalisht, Peja ka 5 fitore e 1 humbje në BIBL, ndërsa Levski sonte pësoi disfatën e 7-të karshi vetëm 1 fitore.

Duelin e radhës në këtë gatë, Peja e zhvillon menjëherë nesër po në Bullgari, por në Stara Zagora ndaj Beroes. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj