Telenews

Abdixhiku: Kurti nuk e ka sjellur Asociacionin, e ka gjetur si pjesë detyruese të marrëveshjeve paraprake

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk duhet të akuzohet për nënshkrimin potencial të planit evropian, ku i përfshirë është edhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi tha se Kurti nuk e ka sjellë Asociacionin, por e ka gjetur si pjesë detyruese të marrëveshjeve paraprake.

Megjithatë, Abdixhiku tha se ajo që po sjellë Kurti, është pranimi i këtij Asoaciacioni, përkundër kundërshtimit disavjeçar që e ka bërë.

“Ai (Kurti) ka pranuar, dhe me të drejtë, e themi ne, implementimin e marrëveshjeve paraprake, përfshirë Asoaciacionin jo-etnik, sipas Gjykatës Kushtetuese. Që të jemi i qartë, Albin Kurti nuk e ka sjellur Asociacionin, ai e ka gjetur si pjesë detyruese të marrëveshjeve paraprake, kjo është e vërteta. Askush në Kosovë nuk mund ta akuzojë atë për nënshkrimin e marrëveshjeve paraprake, por ajo që po sjellë ky kryeministër, është pranimi i këtij Asoaciacioni, përkundër kundërshtimit disavjeçar që e ka bërë”, tha Abdixhiku në kuvend, përderisa po diskutohet plani evropian.

Tutje, i pari i LDK-së tha se Kurti pajtohet të tejkalojë trashëgiminë e së kaluarës dhe historinë e përgjakshme e shtypëse të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

Të ngajshme

Rama: 2500 euro shpërblim shtesë për çdo polic në këtë front, nga janari do të rrisim dhe rrogat

Rrezarta Ramaj

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj