Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka drejtuar sot disa kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti duke thënë se i vë thika pas shpine bashkëpunëtorëve të tij.
Abazi shkroi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte vënë tika mbi harta kurse Kurti në shpinën e bashkëpuntorëve.
“Thaçi thikat mbi harta, Kurti thikat pas shpine të bashkëpunëtorëve- në fund Lajçaku fajtori kujdestar, e ne të gjithë figura historike edhe Oliver Ivanoviçi, bashkë me të gjithë krijuesit e shoqërisë multi në Kosovë!”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai tutje ironizon me Qeverinë Kurti duke thënë se njerëzit po ikin nga të “mirat, mirëqenia dhe respekti” nga vendi.
“njerëzit po ikin nga të “mirat, mirëqenia dhe respekti”, po ikin e po i lënë punët e trojet e tyre për profesionin e argatit në perëndim, atje ku i shërbehet parajsës së zotnisë sepse nuk duan të jenë dëshmitarët e zhgënjimit dhe falsifikimit të historisë para syve të tyre!”

