Telenews

Petkoviq i kthehet Bislimit: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq iu ka përgjigjur zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, i cili në një intervistë tha se ashtu është momentum që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës pasiqë edhe Serbia është angazhuar praktikisht për një gjë të tillë.

Petkoviq ka thënë se Bislimi qëllimisht dhe me keqdashje po e interpreton gatishmërinë e Beogradit për dialog me Prishtinën.

“Beogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe krijimin e një mjedisi stabil për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit, megjithatë Beogradi nuk do ta njohë kurrë të ashtuquajturën “Kosovë” dhe aktin e saj të njëanshëm dhe të paligjshëm të shkëputjes dhe asnjëherë nuk do ta pranojë anëtarësimin e të ashtuquajturës “Kosova” në OKB”, ka theksuar Petkoviq, shkruan Tanjug.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 3 tetor

Rrezarta Ramaj

Pas shkarkimit, KPK e emëron Dren Pacën në vend të Blerim Isufajt

Rrezarta Ramaj

KPK shkarkon kryeprokurorin e Speciales, Blerim Isufaj

Rrezarta Ramaj