Telenews

Kush është Jori Delli fiksimi i Berluskonit dhe banorja e re e Big Brother

Modelja shqiptaro-italiane, Jori Delli është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP mbrëmjen e të shtunës. 28-vjeçarja u prezantua përmes një kërcimi sensual me trupën e baletit të Top Channel.

Jori e kishte shprehur edhe më parë dëshirën për të hyrë në Big Brother.

Ajo njihet si modele, blogere dhe një nga gazetaret e SportItalia. Jori ka marrë komplimente në transmetim live për look-un e saj edhe nga ish-kryeministri Italian Silvio Berluskoni.

Bukuroshja është komentuar shpesh në media për fotot e saj provokuese.

Dikur Jori Delli bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshëm, Ronaldon dhe Neymar.

Të ngajshme

Arbana Osmani flet haptazi për ndërhyrjet që ka kryer në fytyrë

KushtrimGuraj

Rita Ora shfaqet me stil të ri në New York – rrëmben vëmendjen

KushtrimGuraj

Me duar të lidhura, shoqërohet në polici Kozaku i TikTok-ut

Valjeta Turkaj