Telenews

Basketboll / Prishtina mposhtet dhe eliminohet nga gara ndërkombëtare ENBL

Sigal Prishtina është eliminuar në çerekfinalen e dytë të ENBL Ligës.

Skuadra më e trofeshme kosovare e basketbollit ka pësuar sonte në Poloni nga Szczecini me shifrat 85-78.

Pjesa e parë e ndeshjes foli në favorin e ekipit tonë që e fitoi atë minimalisht (41-42), por çereku i tretë i pjesës së dytë ishte fatal për bardhekaltërit (23-12), Prishtina tentoi rikthimin në periodën e fundit (21-24), por që s’mjaftoi dhe kështu e humbi ndeshjen.

Komplet pesëshja startuese e Prishtinës realizoi pikë dyshifrore: Dustin Thomas (17), Both Gach (13) e Derrick Wilson (13), Jan Palokaj (12) e Nate Grimes (11).

Te Szczecini u dalluan në fitore, Zac Cuthbertson me 17 pikë e Andrzej Mazurczak me 17 sosh.

Me këtë disfatë, Prishtina eliminohet nga kjo garë, gjersa Szczecini vazhdon në ”Final Four”.

Prishtina tash fokusin do ta ketë krejtësisht në garat vendore.

 

Të ngajshme

Kosova përmbys Gjeorgjinë, fiton 3:2 pas disavantazhit prej dy golash –

KushtrimGuraj

Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje –

KushtrimGuraj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj