Telenews

BIK: Pas një dekade në renovim, u përurua Xhamia e Çarshisë në Prishtinë

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se pas më shumë se një dekade, sonte është përuruar Xhamia e Çarshisë në Prishtinë.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet se përurimi i renovimit të xhamisë është bërë në vaktin e namazit të teravive.

Ndër tjera, thuhet se besimtarëve myslimanë të pranishëm në xhami fillimin e muajit të Ramazait ua uroi kryeimami i KBI-së së Prishtinë, Burhan Hashani.

“Pas më shumë se një dekade, sonte në vaktin e namazit të teravive u përurua për besimtarët Xhamia e Çarshisë në Prishtinë. Para namazit, përurimin e xhamisë dhe fillimin e muajit të bekuar të Ramazan, xhematlijeve të pranishëm ua uroi kryeimami i KBI-së së Prishtinë, Burhan ef. Hashani. Me hajër e mbarësi rifunksionimi i xhamisë më të vjetër të Kosovës”, shkroi BIK-u në postimin në Facebook.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj