Telenews

Parlamenti Evropian voton edhe sot lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme pritet të votojë edhe një herë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas agjendës së sotme të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme, votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të bëhet nga ora 09:30 deri në orën 12:30, njofton Telenews.al.

Ndërsa do të raportojë eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i cili është raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kujtojmë se më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka miratuar në lexim të parë propozimin për lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës. Procedura e radhës u bart në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) për një votim të sërishëm.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj