Telenews

Krasniqi pas vendimit për KPK-në: Dëshmuam se ju shërbejmë interesave të qytetarëve

Pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo parti dëshmoi se ju shërben interesave të qytetarëve e të shtetit.

Sipas Krasniqit, Gjykata Kushtetuese e shpalli anti-kushtetuese përpjekjen e Kurtit për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e KPK-së.

“Kushtetuta, si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojmë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit”, shkroi Krasniqi.

Tutje, ai tha se si në këtë rast, PDK-ja do ta kundërshtojë secilën nismë qeveritare që synon, sipas tij, t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të pushtetit.

Të ngajshme

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj