Telenews

Anulohet finalja e sotme në basketbollin kosovar, shkak shiu në palestër

Sonte pritej të fillonte seria finale e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, ku do të përballeshinIstogu me Bora-n.

Por, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se finalja e sotme është anuluar për shkak se në palestrën e Istogut nuk ka kushte për lojë pasi që reshjet e shiut vazhdojnë të depërtojnë brenda palestrës.

Në fakt bëhet fjalë për palestrën që mbanë rekordin për afatin e ndërtimit të saj. Më shumë se 15 vite ka zgjatur ndërtimi i palestrës në Istog, por që as këto vite nuk kanë mjaftuar për tu bërë ndërtim cilësor në këtë komunë.

Lajmin për anulimin e ndeshjes për Indeksonline e ka konfirmuar edhe trajneri i KB Istogut, Fikret Shatri. Ai ka thënë se nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të luhet kjo ndeshje. /Telenews.al/

Të ngajshme

Vazhdon beteja ligjore, tani PSG padit Mbappen dhe i kërkon 98 milionë euro

Valjeta Turkaj

Atalanta mposht Romën, siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

KushtrimGuraj

Ancelotti kontakton dy yjet e mëdha të Brazilit

KushtrimGuraj