Telenews

Telekomi merr borxh mbi 6 milionë euro për t’i paguar punëtorët e larguar nga puna

6.2 milionë euro. Kjo është vlera totale e paguar për punëtorët që vullnetarisht lanë punën në Telekomin e Kosovës përmes “Pakos vullnetare”. Për t’i paguar këto para, Telekomi është detyruar të marr borxh për të mbuluar shumën milionëshe. Numri i punëtorëve që u larguan nga puna janë 302. Mjetet janë marrë kredi me kamatë nga Ministria e Financave

“Vlera totale e pagave te paguara për këta punëtorë është rreth 6.2 Milion € (paga neto+tatimi ne paga + kontributet pensionale). Përmes pakos për largim vullnetar nga puna, janë larguar gjithës 302 punëtorë, Mjetet janë siguruar/ marrë si  kredi me kamate nga Ministria e Financave”, tha për Gazetën Insadjeri Fadil Lepaja zëdhënës i Telekomit.

Telekomi i Kosovës ka vite që është në gjendje të rëndë financiare. Ky institucion, sipas Lepajës nga vitet paraprake i ka borxh ndaj Administratës tatimore të Kosovës edhe 2.1 milionë euro.

Të ngajshme

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj