Telenews

Avdullah Hoti ‘uron’ qeverinë për rritjen e çmimeve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka ironizuar me rritjen e çmimeve që po bëhet përgjatë qeverisjes së Kurtit.

Hoti ka përmendur rritjen e çmimit të tatimit në pronë si dhe së fundmi atë të energjisë.

Ai ka ironizuar duke thënë se “Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti”.

Reagimi i plotë:

● 23 janar 2023 — Tatimi në pronë u rrit 100% për shumë familje.

● 30 mars 2023 — Energjia elektrike u rrit 15.4%.

Urime!!! Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj