Telenews

A po rrezikohet mandati i Osmanit nga votat egjiptiane?

Hulumtuesi i IKD-së, Gëzim Shala, ka thënë se mandati i presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ka nuk lidhet aspak me ankesën në Gjykatën Kushtetuese të dy deputetëve nga minoritetet, Veton Berisha dhe Albert Kinolli.

“Pa marrë parasysh formën se si është bërë ky reagim, definitivisht që çështja e deputetëve Berisha dhe Kinolli nuk mund të lidhet me mandatin e presidentes”.

“Procedura në gjykatën kushtetuese është e ndërlidhur vetëm me mandatin e Berishës dhe Kinollit me mandatin e tyre në Kuvendin e Kosovës, teksa ata mendojnë se është manipuluar me vullnetin dhe garancive që jepen për minoritete për mandatin” tha Shala.

Shala, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se Gjykata Kushtuetuese nuk afekton vendimet e kaluara, njofton Klankosova.tv.

“Procedura para Gjykatës Kushtetuese nuk është sa i përket gjendjes së presidentes së Kosovës, sipas praktikës së nderuar nga kjo gjykatë vendimet nuk mund të kenë veprim parapveprues për të gjitha vendimet e tjera” tha Shala.

Të ngajshme

Rritet numri i turistëve nga Evropa Perëndimore që vizitojnë Maqedoninë e Veriut

Erzana Fazliu

Kievi tronditet nga sulmet ruse, Trump: Medvedev kujdes, po shkel në terren të rrezikshëm

Valjeta Turkaj

Familjarët e binjakëve Daçaj të pakënaqur duan burg të përjetshën ndaj Pleskoviqit

Valjeta Turkaj