Më 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.
E pas kësaj ka reaguar Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.
Ai thekson se strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve vendas në veri të Kosovës.
“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve vendas në veri të Kosovës!
Në njoftimin e Policisë thuhet se pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, e të cilat ishin regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).
#Serbia’s illegal structures continue the orchestrated campaign of intimidation against local Serbs in northern #Kosovo!
Last night, 3 more cars were burnt just because they had 🇽🇰 car plates. SRB is trying to create a climate of fear to disrupt normal life & Apr 23rd elections
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 31, 2023

