Telenews

Papa lirohet nga spitali: “Jam ende i gjallë”

Papa Françesku është liruar nga Spitali Universitar Gemelli i Romës, tri ditë pasi ai u soll për trajtim të një infeksioni respirator.

Papa 86-vjeçar bëri shaka me dashamirës dhe gazetarë që prisnin jashtë spitalit, duke thënë se ai ishte “ende i gjallë” teksa po kthehej në Vatikan për t’u përgatitur për javën e Pashkëve.

Papa ishte sjellë në spital pasi u ankua për vështirësi në frymëmarrje, por mjekët thanë se ai u rikuperua nga trajtimi me antibiotikë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj