Telenews

Kurti për masakrën e Lubeniqit: Nderojmë kujtimin e viktimave të gjenocidit serb

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit të Pejës.

Kurti tha se pas masakrës së parë më 25 maj 1998, forcat serbe u kthyen më 1 prill në Lubeniq të Pejës, të prirë nga pjesëtarët e formacionit “Çakejt”, pushkatuan burra, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna e foshnje.

“Shumë prej të vrarëve, mes moshës 15 dhe 87 vjeç, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit. Në këtë 24 vjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët në masakrën e Lubeniqit, viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Të ngajshme

Muharrem Salihu: Të drejtat nuk janë çështje simbolike, as retorike

Valjeta Turkaj

Rritet numri i turistëve nga Evropa Perëndimore që vizitojnë Maqedoninë e Veriut

Erzana Fazliu

Kievi tronditet nga sulmet ruse, Trump: Medvedev kujdes, po shkel në terren të rrezikshëm

Valjeta Turkaj