Telenews

Haradinaj kujton 86 martirët e rënë në Kralan: Liria e Kosovës mban emrin e secilit prej tyre

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 86 martirët e rënë në Kralan të Gjakovës 24 vjet më parë.

Haradinaj tha se forcat barbare ekzekutuan djem dhe burra të pafajshëm.

Tutje ai tha se një popull që harron njerëzit e vet të martirizuar ‘është i dënuar t’i përsëritet historia’.

“Sot, nderojmë dhe kujtojmë tetëdhjetë e gjashtë martirët e rënë në Kralan, në 24-vjetorin e pavdekësisë.  Ishte 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të Gjakovës forcat barbare ekzekutuan djem dhe burra të pafajshëm, nga grupi që kishin braktisur vatrat e tyre për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Një popull që harron njerëzit e vet të martirizuar është i dënuar t’i përsëritet historia, prandaj sot e gjithmonë do t’i kujtojmë ata që u flijuar për këtë tokë. Liria e Kosovës mban emrin e secilit prej tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj