Telenews

Dick Marty: U kërcënova me vdekje, autoritetet zvicerane nuk më mbrojtën

Ish-Raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, ka bërë të ditur se sërish është kërcënuar me jetë.

Marty, në një intervistë për radion zvicerane “SRF”, tha se ndihet vetëm nga Zvicra zyrtare që s’i doli në mbrojtje.

“Për shkak të kërcënimeve me vdekje, isha nën mbrojtje personale për muaj të tërë. shtëpia ime u bë streha ime”, ka thënë Marty.

Madje, ai ka thënë se edhe familja e tij e pagoi çmimin për punën e tij.

“Edhe familja ime e pagoi çmimin për punën time si këshilltar special. Sipas Prokurorisë Federale çështja ime ende nuk është mbyllur dhe kjo më frustron pasi ndihem i lënë vetëm nga Zvicra zyrtare”, tha ai.

Kujtojmë se Marty në vitin 2010 kishte përpiluar një raport të cilin e kishte prezantuar në Këshillin e Evropës, për të denoncuar siç kishte vlerësuar ai, krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Të ngajshme

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj