Telenews

Vendosen flamuj të rinj kombëtarë dhe të Kosovës nëpër rrugë dhe në stacionet e Policisë në veri

Flamujt kombëtarë dhe ata të Kosovës, të cilët prej vitesh valojnë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, janë zëvendësuar me të rinj, raporton KoSSev.

Flamujt e rinj u vendosën vetëm pak ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, ku Erden Atiq, kandidati i Vetëvendosjes, u zgjodh kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Vetëm njëqind metra në veri fillon rreshti i flamujve të Serbisë, të cilët përveç në zonat e banuara në veri të Kosovës, shfaqen edhe përgjatë rrugëve kryesore në atë pjesë.

Çështja e flamujve në veri të Kosovës u ngrit edhe njëherë pas zgjedhjeve lokale, në të cilat për shkak të bojkotit të serbëve fituan përfaqësuesit e partive shqiptare PDK dhe Vetëvendosje.

Vetëm një ditë më vonë, kryetarët e sapozgjedhur të komunave të Leposaviqit dhe Zubin Potokut njoftuan se do t’i heqin flamujt serb nga institucionet dhe do t’i zëvendësojnë me flamujt e Kosovës, kur edhe zyrtarisht t’i marrin mandatet e tyre.

Flamujt e Kosovës janë vendosur menjëherë pas zgjedhjeve lokale edhe në stacione të caktuara të Policisë së Kosovës.

Siç raporton mediumi serb në Kosovë, flamuri i Kosovës valon edhe te stacioni i Policisë në veris. U raportua se flamuri i Kosovës është vendosur dje edhe në Leposaviq.

Foto: KoSSev
Foto: KoSSev
Foto: KoSSev

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj