Telenews

ShBA-ja: Më shumë se 20 mijë luftëtarë rusë të vrarë në Bakhmut

Shtëpia e Bardhë beson se më shumë se 20 mijë luftëtarë rusë kanë vdekur në betejën për qytetin ukrainas Bakhmut.

80 mijë të tjerë janë plagosur, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke cituar inteligjencën e sapodeklasifikuar.

Gjysma e të vdekurve janë nga grupi mercenar Wagner, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Moska po përpiqet të marrë Bakhmutin që nga viti i kaluar në një luftë të rëndë.

Beteja për qytetin e vogël – ku kanë mbetur vetëm disa mijëra civilë – ka marrë një rëndësi të madhe simbolike për të dyja palët.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë gjithashtu se ata po përdorin betejën për të vrarë sa më shumë trupa ruse të jetë e mundur dhe për të konsumuar rezervat e saj.

Megjithatë, Ukraina tani kontrollon një pjesë të vogël të qytetit.

“Përpjekja e Rusisë për një ofensivë në Donbas kryesisht përmes Bakhmutit ka dështuar”, u tha Kirby gazetarëve. “Rusia nuk ka qenë në gjendje të kapë ndonjë territor të vërtetë strategjik dhe të rëndësishëm.”

“Ne vlerësojmë se Rusia ka pësuar më shumë se 100 mijë viktima, duke përfshirë mbi 20 mijë të vrarë në aksion,” shtoi ai.

Të ngajshme

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj

Merz i Gjermanisë paralajmëron kundër braktisjes së Ukrainës

Rrezarta Ramaj