Një zhvillim i paprecedentë ndonjëherë në sektorin e drejtësisë po ndodhë këto ditë në Hagë. Kur përmendet kjo e fundit, natyrisht se dihet që temë është Gjykata Speciale, që jo rrallë herë ka befasuar e lënë gojëhapur me disa veprime të saj.
I fundit ka të bëj me gazetarët kosovarë. Ata të cilët merren me Specialen, janë dërguar në një trajnim në Hagë nga Specialja, për formën se si duhet të raportohet nga gjyqi. Kjo për shumëkë po konsiderohet ndërhyrje direkte në raportimin e mediave dhe diktim ndaj gazetarëve se si duhet të raportojnë ata.
Detaje ka dhënë ish-zyrtari i PDK-së, Kushtrim Shkodra. Ai është shprehur i çuditur se pse zëdhënësit e Gjykatës dhe Prokurorisë së Specializuar kanë shkuar që të dy në këtë trajnim.
“Pikat kryesore të këtij “trajnimi” janë: 1. Cilat janë konsideratat kryesore për gazetarët kur raportojnë për gjyqe? 2. Si të raportoni për viktimat? Dhe në fund, pse zëdhënësit e Gjykatës dhe Prokurorisë i bashkohen gazetarëve së bashku për të diskutuar me ta?”, ka shkruar ai.
“A nuk është kjo ndërhyrje dhe presion në raportimin e mediave për KSK-në? Është absolutisht e rrezikshme për drejtësinë, sepse nga sot në ditët në vijim Gjykata Speciale do të mbajë një “trajnim” për gazetarët nga Kosova”, shkruan tutje Shkodra.
Rrezik për paanshmërinë e gjyqësorit, këtë zhvillim e konsideron ish-kryediplomati, Petrit Selimi.
“Të ftosh gazetarët për t’u njohur me paketën e mjeteve të medias është një gjë – të kesh prokurorinë dhe gjykatën të punojnë së bashku në shtrirjen e medias është diçka tjetër. Është absolutisht e pazakontë që një prokuror dhe kryetar gjykate të kenë ngjarje të përbashkëta mediatike siç bëjnë ata”, ka shkruar Selimi.