Telenews

Arsenali rikthehet në krye të Premier Leagues, pasi mposhti Chelsean

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Chelseat me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 34-të në Premier League.

Serinë e golave e nisi Martin Odegaard, në minutën e 18’, pas një asistimi nga Granit Xhaka. Ky i fundit e shërbeu edhe njëherë tjetër Odegaardin në minutën e 31’.

Vetëm tre minuta më vonë Gabriel Jesus e shënoi golin e tretë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Granit Xhaka shpërdoroi një mundësi të mirë. Me pas Chelsea e gjeti golin e ngushëllimit me anë të Noni Maduekes, në minutën e 65’. Kështu kjo ndeshje nuk prodhoi më gola dhe u mbyll me këtë rezultat.

Arsenali rikthehet në vendin e parë me 78 pikë, pas 34 ndeshjeve, me dy pikë më shumë se Manchester City, që renditet në pozitën e dytë, me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Ndërkohë Chelsea pozicionohet në pozitën e 12-të me 39 sosh.

Të ngajshme

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG –

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin –

KushtrimGuraj