Telenews

E kryer: Messi largohet nga PSG në fund të sezonit

Lionel Messi përfundimisht do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano.

Sipas tij, tashmë nuk ka më dyshime për këtë, pasi kuptohet se në prapaskenë babai i Leos, Jorge, ia ka komunikuar vendimin PSG-së tashmë një muaj më parë për shkak të projektit.

Kjo mësohet se ishte pika e fundit e thyerjes së raporteve mes dy palëve.

Ndërkohë, Barcelona tash e disa kohë është në negociata me Federatën Spanjolle për të gjetur një zgjidhje rreth mundësisë së rikthimit të Leo Messit në Spanjë, pa thyer rregullat e FairPlay-t financiar.

Diçka e tillë ende nuk është arritur, megjithatë klubi blaugranas mbetet optimist për një marrëveshje në vazhdim.

Të ngajshme

Kante dhuron 5 milionë euro për të ndërtuar një spital për ata që kanë nevojë

Donat Hashani

Barcelona fiton në çastet e fundit ndaj Gironës

Donat Hashani

Rikthehet Superliga, sot zhvillohen dy ndeshje tejet interesante

Erzana Fazliu