Telenews

Anulohet gjykimi për Pjetër Shalën, fillon më 19 maj

Gjykimi për ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalën, do të fillojë më 19 maj.

Gjykata Speciale, në një njoftim të lëshuar për media, ka bërë të ditur se sot nuk është mbajtur gjykimi për të dhe është shtyrë deri më 19 maj, më 09:30.

Sipas Speciales, gjykimi ndaj tij nuk do të mbahet as nesër.

“Pas urdhrit verbal të trupit gjykues, gjykimi ndaj Pjetër Shalës është shtyrë për sot dhe seanca e caktuar për nesër (5 maj) është anuluar. Gjykimi do të rifillojë ditën e premte, më 19 maj, në orën 09:30”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Elektrofiltrat ndalen së operuari në “Kosova A”, KEK-u del me njoftim

Valjeta Turkaj

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat hynë përmes dritares – vodhën stoli ari

Valjeta Turkaj

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme

Valjeta Turkaj