Telenews

Vavalis shprehet shumë i lumtur pas fitores në derbi kundër Llapit: I falënderoj ‘Intelektualët’

Trajneri grek i Dritës, Akis Vavalis është shprehur shumë i lumtur për fitoren ndaj Llapit. Me fitore, Drita është shkëputur në tri pikë ndaj Ballkanit, me të cilin po lufton për titull të kampionit.

“Jam shumë i lumtur për fitoren. Nuk kemi nisur mirë, në 20, 25 minutat e parë nuk kemi reaguar ashtu si duhej. Në përgjithësi pjesa e parë nuk ishte ajo që kemi pritur. Në pushim kishim kohë të mjaftueshme për të folur dhe kemi reaguar në pjesën e dytë.

I kemi shënuar dy gola dhe kemi arritur fitoren. Këto janë ndeshje që duhen fituar, pavarësisht se a luan mirë. Por mund të them se pjesa e dytë ishte e mahnitshme. I falënderoj ‘Intelektualët’, ishin lojtari ynë i 12-të. Kemi tifozë të shkëlqyer”, ka thënë Vavalis.

“Gjëja më e rëndësishme nuk është të dalësh në krye, por të qëndrosh atje pasi të gjithë duan që të largojnë. Jam i kënaqur me lojtarët e mi dhe pres që të dielën të arrijmë rezultat të mirë”, ka shtuar Vavalis.

Të ngajshme

Bernard Berisha drejt largimit nga Dinamo City

Rrezarta Ramaj

FIFA ndryshon ceremoninë para ndeshjeve të Botërorit 2026, himnet do të intonohen ndryshe

Rrezarta Ramaj

Manchester United përgatit ofertë 50 milionë euro për përforcim në sulm

KushtrimGuraj