Telenews

Ishin gati të kryenin një sulm terrorist në Belgjikë, arrestohen shtatë persona

Shtatë terroristë të dyshuar xhihadistë u arrestuan nga policia belge gjatë një bastisjeje në rajonin e Flanders. Këtë e ka bërë të ditur prokuroria federale, duke shpjeguar se pothuajse të gjithë të dyshuarit janë “me origjinë çeçene, tre prej tyre gjithashtu kanë shtetësi belge dhe i përkasin një grupi mbështetësish të zjarrtë të Shtetit Islamik”.

Ata akuzohen se ishin gati të kryenin një sulm terrorist në Belgjikë.

Arrestimet u urdhëruan pas një sërë kontrollesh të kryera në qytetet Roeselare, Ostend, Ëevelgem, Ghent dhe Menen, në kufi me Francën.

Objektivi i sulmit, sipas raportimeve të prokurorisë federale, ende nuk ishte përcaktuar saktësisht, por hipotezat parashikonin sipas hetuesve skenarë të ndryshëm.

“U fol për ndërtesat e NATO-s, por për momentin ato plane nuk dukeshin shumë konkrete,” tha një zëdhënës për gazetën belge De Standaard.

Të dyshuarit tashmë janë marrë në pyetje. Gjyqtari hetues do të duhet të vendosë nëse do t’i thërrasë ata të paraqiten dhe ndoshta do të lëshojë një urdhër arresti.

Të ngajshme

Ky është 46-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Lipjan

Erzana Fazliu

Me brohoritjet UÇK, UÇK dhe këngën “Mora fjalë” u pritën lojtarët serbë kur zbritën në fushë

Erzana Fazliu

Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Erzana Fazliu