Telenews

Basketboll / Sot zhvillohet ndeshja e dytë e finales për titull mes Pejës dhe Trepçës

Sot zhvillohet finalja e dytë e Superligës së Kosovës në Basketboll.

Në palestrën e zjarrtë ”Karagaçi”, pejanët ju bëjnë konakun mitrovicasve të KB Trepça.

Trepça fitoi ndeshjen e parë 94:86, duke udhëhequr 1:0 në serinë finale, ndërsa për tu shpallur kampion nevojiten tri fitore.

Verdhezinjtë shpresojnë në fitore për të barazuar serinë në 1:1, ndërsa mitrovicasit për fitore e 2:0, për të qenë më afër titullit të kampionit.

Peja për herë të fundit ishte shpallur kampion më 2013, ndërsa Trepça më 2012. Verdhezinjtë ishin edhe në finale të Ligës Ballkanike, ku në fundjavën e kaluar pësoi nga Hapoel, ndërsa ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën e Kosovës në këtë edicion, ndërsa ishin edhe në finale të Superkupës.

Ndeshja e sotme fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport1 e Klan Kosova.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj