Telenews

LLumnica zbulon rrogën e Nagip Krasniqit, ish-kryeshefit të arestuar të KEK-ut

Kryetari i Sindikatës së Re në KEK, Nexhat Llumnica, ka deklaruar mbrëmë se Nagip Krasniqi, kryeshefi tashmë i pezulluar në KEK pas arrestimit nga Policia e Kosovës, merr pagë rreth tre mijë e 500 euro për punën në ndërmarrjen publike.

Ai tregoi po ashtu se paga mesatare në KEK është 627 euro.

“Kryeshefi i KEK-ut e ka pagën 3500 euro, ndoshta më shumë pagë, kur te llogaritësh që është dy herë më e lartë se e kryeministrit. Ndonjëherë hezitojnë me fol edhe me neve sepse kanë pare shumë e neve nuk na shohin”, tha ai në Kanal 10.

Gjithashtu, Llumnica u ndal edhe te kërkesat e punëtorëve karshi menaxhmentit të KEK-ut.

“Paga e tyre mesatare (jo të menaxhmentit se kanë paga më të larta), paga mesatare është 627 euro e punëtorëve që punojnë me ndërrime, jashtë orarit e që jepinë mund të jashtëzakonshëm. Nuk mjafton për mundin që e bajna. Ne nuk po kërkojnë lëmoshë, por ndjersën tonë. Në ndërmarrjet publike në vendet tjera, në buxhet për paga 27%-30% është një rregull e pashkruar që po të jetë një kompani e fuqishme”, shtoi ai.

“Në një pasqyrë që pamë, pagatv e KEK-ut, nuk mund të jenë as 15% të të hyrave financiare të korporatës. KEK-u e ka mundësinë e ngritjes financiare të pagave, t’i shlyjë borxhet ndaj punëtorëve. 105 milionë euro i ka të deklaruara”.

Të ngajshme

Gati 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

Yllka Gashi

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës: Fermerët rrezikojnë falimentimin për shkak të vonesave në pagesa

Yllka Gashi

Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin 2027 prej 161 milionë eurosh

Yllka Gashi