Telenews

Krasniqi, LDK: Kurti në dialog i shkeli krejt parimet

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka folur rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe situatave të prodhuara nga Qeveria Kurti për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Sa i përket plotësimit të një kriteri për liberalizimin e vizave për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Krasniqi tha se Qeverisë Kurti çdo ditë po i shihet çfarë krimi dhe korrupsioni po i del.

“Tha se ka pasur një plotësim të një kriteri për liberalizim të vizave, ishte lufta kundër krimit dhe korrupsionit, tash pe shihni çfarë krimi dhe korrupsioni është duke dalur çdo ditë në Qeverinë Kurti.”

“E kemi një ambasador i cili përfaqëson Kosovën në Kroaci dhe ka megaskandalin me 4 milionë euro domethënë me transaksione dhe një Qeveri është ç dhe është bërë avokat i tij, tani kemi edhe drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin i cili ende nuk dihet çka po bahet me të, nuk ka të bëjë me kriter, pra nëse thuhet se këta e kanë plotësuar këtë kriter domethënë është zero”, ka thënë Krasniqi në Klan Kosova, përcjell Reporteri.net.

Ndërkaq, sipas Krasniqit, Qeveria Kurti është treguar jotransparente për çështjen e dialogut.

“Sa i përket çështjes së dialogut, ka qenë një dialog që aspak s’ka pasur transparencë dhe është po i njëjti kryeministër, i cili në opozitë ka kërkuar para dhe pas çdo takimi të vijë në kuvend”, tha ajo.

Po ashtu, ajo tha se në dialog, Kurti shkeli parimet e tij me të cilat mori pushtetin.

“Sa i përket dialogut, Kurti ka shkelur të gjitha parimet me të cilat ka ardhur në pushtet. Dialogun e ka parë si pikë të shtatë të plan-programit të tij ndërsa tani ka dalë si pikë e parë e qeverisjes së tij”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, ajo tha se Kurti në dialog me Vuçiqin i ka diskutuar edhe vendimet e Qeverisë së Kosovës.

“Ka thënë se nuk do të dialogojë drejtpërdrejt me Serbinë e Vuciqin, por do të ketë dialog me serbët në Kosovë e direkt është ulur në dialog me Vuçiqin dhe i ka diskutuar vendimet e Qeverisë së Kosovës në tavolinë me të”, tha ajo.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 shtator

Erzana Fazliu

Nivel tjetër i korrupsionit: Faton Peci ua punëson gratë tre policëve që po e hetonin

KushtrimGuraj

Tahiri: Të formohet një Qeveri pa Kurtin

KushtrimGuraj