Telenews

Azemi: Gjoba 3.2 milionëshe ndaj KEK-ut, dëshmi e keqërdorimeve

Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjoba 3.2 milionëshe nga ZRrE për KEK-un është konfirmimi i të gjitha keqpërdorimeve në këtë ndërmarrje

Ai ka thënë se këto keqpërdorime janë raportuar prej kohësh.

“Tashmë është e vërtetuar shkelja e ligjit nga KEK-u gjatë shitblerjes së rrymës. Sikurse lënia në funksion e Bllokut A5 dhe pastaj remonti i shpejtë i tij, po duket se ka qenë komplet me skenar, që dikujt t’i mundësohet jashtëligjshëm importi e eksporti i rrymës”, ka shkruar Azemi.

Sipas tij, më tragjikja në këtë mes është se për gjithë këtë ka qenë në dijeni edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si mbikëqyrëse e kësaj ndërmarrjeje.

“Dhe me gjasë këtu buron edhe zelli i saj dhe kësaj qeverie për t’i dalë në mbrojtje Nagip Krasniqit, që gjendet në paraburgim i akuzuar për keqpërdorime si drejtor i KEK-ut.  Është fatkeqësi që ky pushtet duke mbrojtur keqpërdoruesit dhe tregtarët e rrymës, rëndon peshën mbi kurrizin e qytetarit dhe dëmton buxhetin e shtetit. Interesi shtetëror s’mund t’i përshtatet interesave individuale të Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt”, ka shkruar në fund ai.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj