Telenews

Berisha: Në diktaturë kam qenë i shtypur, luftoja për të drejtat e njerëzve

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për kohën e diktaturës. Berisha ka thënë se në kohën e regjimit ka qenë një njeri i shtypur, i cili përpiqej që t’i kundërvihej diktaturës.

Ai tregoi se gjatë asaj periudhe ka shkruar artikuj të ndryshëm, jo artikuj mjekësorë për të cilën kishte studiuar, por që kishin lidhje me politikën dhe të drejtat e njerëzve.

“Në diktaturë unë isha njeri i shtypur siç ishin qytetarët e aso kohe. Një vendim i imi për tju kundërvurë diktaturës, vendimi më i rëndësishëm i jetës time. Një vendim që nuk kishte asnjë shkak tjetër përveç çështje të dinjitetit njerëzor. Isha shumë i aposinuar pas profesionit tim, Isha një lexues i apasionuar, gjeja libra për të lexuar dhe natyrisht që ajo nuk mund të pajtohesha se ne jetonim në duplicitet.

Të tjera thoshim në publik, të tjera mendonim gjë e cila më rëndonte  gjithnjë e më shumë dhe nuk mund të pajtohesha me atë gjendje. Kjo ishte shtysa ime sepse unë kam shkruajtur, mjek, kam marrë përsipër të shkruaj artikuj për politikën dhe në të gjitha pa përjashtim kërkoja themel liri dhe të drejta njerëzore  të cilat në diktaturë nuk ekzistonin. Dhe në fund kërkova pluralizmin politik largimin nga kushtetua të nenit që i jepte rol hegjemor, kërkesë që e kishte bërë Saharovi në Rusi dhe ky ishte themeli i diktaturës”, tha Berisha.

Përballë Grida Dumës, Berisha u shpreh se s’ka qenë asnjëherë mjek i bllokut me rrogë, por ka shkuar vetëm si mjek konsulent, duke mos lënë anash punën e tij si mjek në spital dhe si pedagog.

“Kurrë në jetën time nuk kam firmosur një rrogë në poliklinikën e Bllokut. Ishin disa mjekë sipas anëtarëve të byrosë politike. Enveri Hoxha kishte të vetin. Përveç atyre ishin ata që shërbenin 24 orë që paguheshin nga klinika speciale. Unë nuk jam paguar asnjëherë nga kjo klinikë, jam thirrur si mjek për Hysni Kapon, Simon Stefanin. Në çdo rast jam thirrur si mjek konsulent, ose jam marrë si mjek konsulent duke mos u shkëputur kurrë nga puna ime si pedagog dhe në spital”, tha Berisha.

Të ngajshme

Osmani: Në Oxford Union, historia e Kosovës u dëshmua aty ku dëgjohen zërat e botës

Rrezarta Ramaj

Rama arrin në Prokurorinë Speciale, dyshohet se do të intervistohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

Rrezarta Ramaj

Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale, vazhdon në repesazh për medaljen e bronztë

Rrezarta Ramaj