Telenews

Abdixhiku pret në takim një delegacion Gjerman

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim znj. Susanne Schütz, Drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqi dhe EFTA në kuadër të Ministrisë së Jashtme gjermane dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörg Rohde.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të faqen zyrtare të LDK-së, ku kanë treguar se në takim është diskutuar për proceset aktuale politike që po kalon Kosova.

“Kryetari Abdixhiku shprehu shqetësimin e LDK-së për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është një marrëveshje bazike dhe jo finale; e që po ashtu nuk përmban njohjen nga Serbia”, thuhet në postim.

Po ashtu, Abdixhiku ka treguar mospajtimin e plotë me Draft-statutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, që parasheh një strukturë shtetërore brenda Kosovës, e që sipas tij është i rrezikshem.

I pari i LDK-së gjatë takimit ka thënë se Qeveria duhet të marrë rolin e kontribuuesit konkret në procesin e dialogut dhe të sigurojë që zgjidhjet të jenë në harmoni me rendin kushtetues të Kosovës.

“Në takim është diskutuar po ashtu për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e zhvillimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, por edhe për barrierat politike me të cilat përballen investitorët në Kosovë”, thuhet në postimin e LDK-së.

 

Të ngajshme

Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Erzana Fazliu

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu