Telenews

Vrasjet në Serbi, kërkohet dorëheqja e Aleksandar Vulinit dhe Bratislav Gashiqit

Përpara Kuvendit të Serbisë në Beograd ka nisur protesta e dytë, pas vrasjes së 17 personave javën e kaluar.

Kjo protestë organizohet nga një pjesë e opozitës, e cila kërkon përgjegjësinë e autoriteteve për dy vrasjet masive të ndodhura javën e kaluar në Serbi.

Qytetarët kanë bllokuar njërën nga rrugën kryesore dhe pritet të zgjas për dy orë, shkruan Danas.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe paralajmëroi se nëse kjo ndodh, do të merren masa.

Po ashtu, qytetarët protestues kërkuan dorëheqjen e kreut të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq.

Të ngajshme

Osmani: Anëtarësimi në NATO, çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare

Valjeta Turkaj

Rashiq thotë se preferon një koalicion LVV-LDK për formimin e Qeverisë

Erzana Fazliu

Vazhdon numërimi në 34 komuna, shfaqen telashe me internet në tre prej tyre

Erzana Fazliu