Telenews

Aliu ngrit dy shqetësime para Kurtit, qeveria premton buxhet 700 milionë €

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarët e komunave të Kosovës.

Ai, para tyre ka shprehur angazhimin e ekzekutivit për nivelin lokal.

“Qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror. Buxheti komunal për vitin e ardhshëm është mbi 700 milionë euro”, tha ai.

Mirëpo, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ngriti disa shqetësime që sipas tij niveli lokal nuk po gjen mbështetje nga qeveria.

“Për shumë çështje nuk kemi marrë përgjigje, përkundër zotimeve. Njëra prej sfidave është tatimi në pronë, ku komunat janë në situatë të pakëndshme, po ashtu edhe bllokimi i fondeve vetanake të komunave”, shtoi ai. /KP

Të ngajshme

Gati 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

Yllka Gashi

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës: Fermerët rrezikojnë falimentimin për shkak të vonesave në pagesa

Yllka Gashi

Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin 2027 prej 161 milionë eurosh

Yllka Gashi