Telenews

Haradinaj në Ditën e Çlirimit të Jabllanicës: Në këtë betejë ushtria serbe ikën të turpëruar nga UÇK-ja

17 maji shënon Ditën e Çlirimit të Jabllanicës së Dushkajës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, në fjalën e tij tha se liria që e gëzojmë sot është falë luftës së lavdishme të trimave të UÇK-së.

“Për familjet e dëshmorve që pushojnë këtu, por edhe anembanë vendit, për luftëtarët, veteranët, invalidët dhe të gjithë ata që ndihmuan në lirinë e vendit tonë që ne të jetojmë në liri pas shume shekujve, këtë e mundësoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Haradinaj.

“Luftëtarët e Shqiponjës kanë qenë shumë të zotë. Secili prej tyre meriton që të tregohen zotësitë e tyre luftarake në luftë”, shtoi ai.

Haradinaj tha se ushtria serbe kanë ikur të turpëruar nga kjo betejë, duke i lënë aty të gjitha gjërat e tyre, edhe ato personale.

“Ndoshta nuk është rastësi që Jabllanica e feston Ditën e Çlirimit në maj. Pra Jabllanica është rrimarrë prej forcave serbe nga UÇK-ja, në këtë ditë dhe po në këtë kohë, ka qenë mesditë. Ushtrua serbe kanë shënuar një turp të madh, pasi që kanë ikur këmbë dhe i kanë lënë këtu të gjitha paisjet, edhe ato personale”, shkroi Haradinaj.

Të ngajshme

12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

Valjeta Turkaj

Kosova rriti importin nga Serbia mbi 100 për qind

Valjeta Turkaj

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu