Telenews

Krimi makabër në Elbasan, fqinjët rrëfejnë tmerrin: Me gjak në fytyrë erdhi dhe kërkoi ujë

Një ngjarje e rëndë nga ka ndodhur sot në Elbasan, ku një grua u vra nga burri i motrës së saj.

Viktima, Alma Qevani, 44-vjeçare, ndërroi jetë në spital nga plagët që mori nga sëpata me të cilën e qëlloi Tefik Tashi, 58-vjeç.

Raportohet se shkak kanë qenë motivet e ulëta pasi kunata e kishte ofenduar te gruaja e tij.

Pas këtij sulmi, autori është larguar më vrap në tentativë për t’u fshehur, por policia arriti ta lokalizojë në zonë ku arrestimi u krye në flagrancë.

Fqinjët e të afërmit e viktimës dhe autorit kanë treguar më shumë hollësi lidhur me rrethanat e krimit të rëndë.

“U dëgjova zhurmë dhe gruaja kërkoi ujë, ndihmë. Dola unë dhe i çova ujë, ia lash tek porta. Erdhi e mori vetë. Nuk shkova atje afër, ajo kishte gjak në fytyrë. Më thirri një grua në dritare e më tha: E theri.

Ishin goca të mira, nuk përziheshin,” thonë ato.

Gjatë momenti të ndalimit ai në dorë mbante edhe sëpatën më të cilën kreu krimin. Autori Tefik Tashi u dërgua në komisariat, ndërsa u morën në pyetje dëshmitarët për të zbardhur ngjarjen.

Të ngajshme

Këta janë deputetët që qytetarët nuk ua besuan edhe një mandat në Kuvend

Blearta

Rrëzohet aeroplani transportues ushtarak indian

Blearta

Nis projekti në Shëngjin, e lidh Ranën e Hedhun me Velipojën

Blearta