Fatbardh Ismaili djali i Islam Ismailit një nga vëzhguesit e “Bashkë Fitojmë” i cili u përfshi në konflikt ditën e hënë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Armando Prengës i cili po udhëtonte me makinë.
Ka qenë vetë Prenga i cili ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur ku nuk pati të lënduar, teksa Policia ka shpallur në kërkim Ismailin.
Incidenti nisi ditën e hënë teksa numëroheshin votat për kryetar bashkie në Kurbin, ku Islam Ismaili ka qenë një nga vëzhguesit e “Bashkë Fitojmë” dhe është qëlluar nga vëzhgues të PS, pasi në tavolinën ku po numëroheshin votat Ismaili pretendonte se dy vota dolën tepër, dhe numëruesit donin t’ja kalonin PS për Majlinda Carën, gjë që u kundërshtua nga vëzhguesit e “Bashkë Fitojmë”.
Sipas Islam Ismailit në moment debati është qëlluar nga një tjetër person, mbështetës i PS.
Kujtojmë se Prenga është mbështetës i kandidates për kryetare bashkie në Kurbin Majlinda Carës, e cila rrëmbeu një mandat të dytë.