Telenews

Hovenier pas takimit me Kurtin: I përsërita sërish themelimin e Asociacionit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.

Hovenier, pas takimit, tha se Kurtit i përsëriti kërkesën për themelimin e Asociacionit teksa shton se i konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fushat.

“Pata një takim me kryeministrin Kurti siç e kemi rregullisht, patëm një takim të gjatë duke diskutuar për një sërë cështjesh, sot kaluam kohë duke diskutuar për procesin e dialogut dhe diskutuam për kryetarët e rinj të zgjedhur në veri si dhe po ashtu kemi diskutuar edhe për sfidat ekonomike”.

“Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara të mbështesin Kosovën në shumë çështje si ato ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe padyshim të ndihmojmë Kosovën që të marrë vendin e saj në rrugën evropiane. Ia rikujtova atij një mesazh që e kemi dhënë tash e disa herë që duhet të ecet përpara me formimit e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe implementimin e pikave tjera të marrëveshjes” deklaroi Hovenier.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj