Telenews

Të shtëna me armë në afërsi të shkollës në Uglar, Policia sqaron se ishte revole me gaz

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e 16 majit, ku u raportua për të shtëna në rrugën “Knjaz Millosh” në fshatin Uglarë.

Siç bën të ditur policia, të shtënat ishin të një arme me gaz dhe kanë ardhur nga një automjet në lëvizje dhe nuk kanë pasur për cak ndonjë individ apo objekt të caktuar.

“Informacionet e para si dhe shikimi i pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë në perimetrin përreth, tregojnë se të shtënat kanë ardhur nga një automjet në lëvizje dhe nuk kanë pasur për cak ndonjë individ apo objekt të caktuar. Veprimet ekzaminuese të vendit të ngjarjes kanë rezultuar me gjetjen e dy gëzhojave që pas ekzaminimeve vijuese rezultojnë të jenë të armës me gaz“, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj