Telenews

Memli Krasniqi: Albin Kurti ka pranuar autonomi për serbët e Kosovës

Në prag të betimit të kryetarëve të sapo zgjedhur të 4 komunave në veri të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Albin Kurti ka pranuar autonomi politike për komunitetin serb në Kosovë.

“Rreziku real i marrëveshjes është dhe këtu është thelbi i kundërshtimit të PDK-së”, tha Krasniqi.

“Situata ndryshoi verën e kalua me fillimin e agresionit rus në Ukrainë. Kurti është dashur atëherë të kërkoj që të bëhet marrëveshja me Serbinë. Serbia tani gjendet në pozicion më të mirë pasiqë nderkombëtarët duan ta terheqin nga Rusia”, tha Krasniqi.

Ai tutje deklaroi se raporti me partnerët nuk ndërtohet duke i mashtru, duke iu shit mend. “Mashtrimi i fundit ka qenë me tabela”.

“Unë iu kam thënë partnerëve tonë, kjo marrëveshje nuk është e mjaftueshme. Ju keni humb ambicien për të arritur marrëveshjen finale”, tha tutje Krasniqi.

Të ngajshme

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin

Valjeta Turkaj

Ndërron jetë nëna e këngëtares Big Mama

Blearta

KFOR rrit gatishmërinë në Kosovë – Forcat ndërkombëtare realizojnë stërvitje mjekësore në kushte simuluara

Blearta