Telenews

Ministrja Haxhiu merr vendim për suspendim nga detyra të noterit kosovar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë vendim për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu.

Këtë vendim, Haxhiu e ka marr për shkak të dyshimeve se noteri i ka shkelur rregullat e punës në dëm të qytetarëve.

“Bazuar në kompetencat ligjore, sot kam nënshkruar Vendimin për suspendim të përmbaruesit Irfan Kërçagu, deri në marrjen e një vendimi të Komisionit Disiplinor.
Si Ministre e Drejtësisë jam zotuar në mbrojtjen e interesit publik dhe çdo vendim i imi do të jetë në linjë me këtë parim.
Profesionet e lira duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe institucioneve e jo të kontribuojnë në dëmtimin e tyre.
Duke pasur parasysh ankesat e qytetarëve dhe institucioneve ndaj përmbaruesve, i bëj thirrje të gjithë përmbaruesve që të respektojnë përgjegjësitë e tyre sepse nuk do të tolerojmë asnjë tejkalim kompetence apo shkelje” shkruan Haxhiu në njoftim./Indeksonline/

 

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta