Telenews

Policia deklarohet për inagurimin e kryetarit në veri: Situata ishte e qetë, pa asnjë incident

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se inagurimi i kryetarit të veriut të Mitrovicës ka kaluar qetë dhe pa incidente.

Me anë të një komunikate, PK ka bërë të ditur se ka bërë planifikimet e saja për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe mundësimin e ushtrimit të së drejtës së zyrtarëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës.

“Policia e Kosovës (PK), sipas detyrës zyrtare dhe objektivave të parapara strategjike, po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Është detyrë e Policisë së Kosovës që të ofrojë siguri, të mbrojë të drejtat themelore të të gjithë personave, të ruajë pronën publike dhe private si dhe t’ua mundësojë lëvizjen e lirë dhe ushtrimin e të drejtave të gjithë personave pa dallim. Në kuadër të detyrave dhe autorizimeve ligjore, Policia e Kosovës ka bërë planifikimet e saja për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe mundësimin e ushtrimit të së drejtës së zyrtarëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Gjersa ka thënë se situate ishte e qetë, PK ka falënderuar qytetarët duke i inkurajuar të njëjtit për bashkëpunim.

“Qëllimi i planifikimeve dhe koordinimeve me institucionet relevante, ka qenë dhe vazhdon të jetë krijimi i një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, mundësimi i ushtrimit të së drejtës së zyrtarëve të komunave si dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhestabilitetin në vend.​ Situata ka kaluar e qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët pa dallim dhe njëherit vazhdon t’i inkurajojë që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, për çdo rast që ndërlidhet me sigurinë dhe rendin publik”, thuhet në komunikatë.

Erden Atiq, i cili i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, e ka dhënë betimin si kryetar i ri i kësaj komune.

Atiq tha se do ta kryejë punën me besnikëri dhe në pajtim me ligjin për të siguruar një mjedis sa më të qetë.

Të ngajshme

Ryva Kajtazi humb personin e ngushtë të familjes

Erzana Fazliu

Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde

Erzana Fazliu

Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, askush s’është mbi ligjin

Erzana Fazliu