Më shumë se 117 mijë njerëz iu janë bashkuar ushtrisë ruse deri më tani këtë vit, ka thënë ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, sipas agjencisë së lajmeve RIA.
Derisa Rusia përgatitet për një kundërofensivë ukrainase, Medvedev, i cili është zëvendëskryetari i këshillit të sigurimit të vendit, tha se mijëra burra janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë këtë vit, transmeton Telegrafi.
“Sipas të dhënave nga ministria e mbrojtjes… 117,400 njerëz u regjistruan në radhët e forcave të armatosura nga 1 janari deri më 19 maj me kontratë dhe brenda formacioneve tona vullnetare”, citohet të ketë thënë Medvedev.
Ndryshe, shtatorin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm në Rusi.
Ministri i Mbrojtjes i vendit Sergei Shoigu tha në atë kohë se Rusia do të rekrutonte 300,000 rezervistë për të mbështetur fushatën e saj ushtarake.