Telenews

Arrestohen tre tifozë të Trepçës, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar tre të dyshuar në Mitrovicë pasi që të njëjtit persona kanë gjuajtur me koktej molotivi në drejtim të autobusit të klubit basketbollistik, Peja.

Peja arriti të fitojë ndeshjen e pestë të “Play-Off”-it të zhvilluar në palestrën “Minatori” dhe të fitojë titullin në Superligën e Kosovës në basketboll pas fitores me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Megjithatë, kjo humbje la shije të hidhur te tifozët mitrovicas, të cilët me të përfunduar ndeshje filluar të gjuajnë gjësende të ndryshme në drejtim të lojtarëve.

Por, kjo nuk ishte e tëra pasi pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Trepçës kanë sulmuar autobusin e KB Pejës, me koktej molotovi.

Ky sulm i ka kushtuar shtrenjtë disa prej tifozëve, të cilët janë zbuluar dhe tre prej tyre janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit në raportin 24 orësh të Policisë, të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i Policisë

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 19.05.2023, 00:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë gjuajtur me koktej molotovi në drejtim të autobusit të KB Peja. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Rizvanolli thurr lavde për rëndësinë e KEK-ut në ekonominë kosovare

Donat Hashani

Anthony Joshua sonte rikthehet në ring

Donat Hashani

Pas 6 vitesh mungesë, sot basketbollit prishtinas i rikthehet derbi lokal

Donat Hashani